2008-09-13 19:36:43

365 ditë: "Adolf Kolping, themelues i shoqatve për të rinjtë .


(13.09.2008 RV)Kur Hansi u nis nga vendi i vet, nuk i erdhi aq keq, që po e linte familjen. Do të ishte i lirë, do të përshkonte mbarë Gjermaninë, duke kaluar prej qytetit në qytet, për të mësuar artin e qelpunuesit nga mjeshtrit më të famshëm. Do të fitonte edhe para…
Por ja që në qytetin e parë, në Këln, ëndrrat i bëhen hi e pluhur. Ndjehet i vetmuar. Sigurisht mëson teknika jashtëzakonisht delikate nga mësuesi i vet, por në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, ka shumë nevojë për miq. Mbrëmjeve Hansi bredh rrugëve, i pëvëluar nga malli për familjen. Mësuesi, që e do shumë, lexon trishtim në sytë e çikarut.
“Hans, pse nuk shkon në qendrën e atë Kolpingut, priftit që ka themeluar shoqatën e çirakëve? Guter, çiraku që ishte këtu para teje, s’pushonte së më foluri për të. Në këtë shoqatë jam i sigurtë se do të gjesh miq”.
E kështu Hansi shkon e troket në portën e atë Kolpingut. Gjindet menjëherë në një mjedis mikpritës, plot me djem të moshës së tij, që mësojnë të gjitha mjeshtëritë e mundshme. Një moshatar e pret, si ta kishte vëlla. “Gëzohem që u njohëm! Quhem Matias, jam tetëmbëdhjetë vjeç, nxënës tek një skulptor”.
Matias i shpjegon Hansit si funksionon qendra: aty mund të shkosh lirisht për të lexuar, për të shkëmbyer dy fjalë me moshatarët para një gote me birrë e për t’u çlodhur, pas pune. E edhe për të ndjekur kurse të ndryshme. Shoqata u propozon çirakëve të vijojnë studimin në të gjitha fushat, për t’u bërë njerëz të edukuar e të mirëpërgatitur në të gjitha drejtimet.
“Kjo qendër e Këlnit, është e para që themeloi atë Kolpingu. Ishte viti 1846 kur nisi veprimtarinë. Që asokohe kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet. Funksionoi aq mirë, sa tani numërohen katërqind shoqata të këtij tipi në të gjithë Gjermaninë! Në çdo qytet që të shkosh për të mësuar mjeshtërinë, do të gjesh gjithnjë qendrën e atë Kolpingut. Është një rrjet i pafundmë! Dikur ishte çirak tek një këpucar. Tani sapo i ka mbushur dyzet e tri vjetët e është meshtar: mendoi t’i krijonte këto qendra, që çirakët mos të ndjeheshin të vetmuar e të gjenin përherë një vend, ku mund të lidhnin miqësi me dikënd. Përveç tjerash, dëshiron të na ndihmojë të bëhemi të krishterë të mirë. Thotë se dashuria e Hyjit është thesar, të cilin e zbuloi që kur ishte i ri e dëshiron ta ndajë me të gjithë ne”.
“Është e vërtetë. Më duket se kam gjetur një shoqatë më të çmuar se ari’ – thotë Hansi.“Do ta shikosh!”, i përgjigjet Matias, “Këtu lidhen miqësi që vijojnë për gjithë jetën!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.