2008-09-12 17:35:15

Papa në Francë: takimi me gazetarë në avion gjatë fluturimit për në Paris


(12.9.2008 RV)RealAudioMP3 Gjatë udhëtimit në avion Benedikti XVI foli me gazetarë mbi laicitetin e fenë që nuk janë në kundërshtim, për dashurinë që ka për kulturën e Francës, për meshën në lanisht si dhe për domethënien e shtegtimit të tij në Lurdë. Këto pra janë tema që Papa i preku gjatë një konference shtypi të shkutër në avion që e solli nga Roma në Paris, ku filloi udhëtimin e tij të 10-të ndërkombëtar në Francë. Më hollësisht të dëgjojmë drejtorin tonë, atë Federiko Lombardin telefonikisht nga Parisi:
“Pyetja e parë filloj nga fjalia e famëshme e Gjon Palit II drejtuar Francës: “Francë, a je besnike premtimeve të pagëzimit tënd?”, e i parashtroi Papës çështjen nëse Franca për shkak të laicitetit të saj, është duke e humbur apo jo identitetin e vet të krishterë. Në përgjigjen e tij, Papa foli për temën e një laiciteti pozitiv, për një marrëdhënie pozitive ndërmjet Shtetit e Kishës në shërbim të vet personit e të së mirës së përbashkët.
Pyetja e dytë ishte më personale, mbi marrëdhënien e Papën e kulturën franceze: cilët janë autorët që i ka më përzemër Papa, cilat kujtimet e tija për Francën…E këtu, Papa kujtoi shumë personalitete të mëdha të kulturës franceze, në mënyrë të veçantë ata të krishterë, që gjatë historisë kanë shënuar e pasuruar tërë historinë e mendimit katolikë e këndej vuri në pah marrdhënien e tij të thellë me kulturën franceze. “E dua Francën, kulturën e madhe franceze, si dhe katedralet e mëdha, e sot artin e madhe francez dhe teologjinë e madhe”, tha Papa e shtoi: ”Eshtë një kulturë që më të vërtetë ka ndikuar thellësish në zhvillimin tim personal teologjik, filozofik e njerëzor”.
Një pyetje tjerë interesante që gazetarët i drejtuan Papës ishte ajo mbi Motu proprion “Summorum Pontificum” me të cilin lejohet përdorimi i ritit të meshës së parareformes liturgjike të Koncilit të II të Vatikanit e mbi shqetësimet e katolikëve francezë rrethë domethënies së këtij dokumenti, që të mos jetë ndoshta kthim mbrapa në kundërshtim me intuitat e Koncilit të II të Vatikanit. Përgjigjia e Papës qe siguruese dhe e qetë. Papa nënvizoi se “ synimi i tij ishte ai i pranimit, thjesht një gjest tolerance, në vështrimin baritor, për ata persona që kanë qenë të formuar me këtë liturgji, që e duan këtë rit liturgjik, e njohin, dhe duan të jetojnë me këtë liturgji”. “Eshtë një grup i vogël”, shtoi Papa, i cili vërejti se Motu proprio mundëson “pasurimin e anasjelltë” të dy riteve liturgjike e që është “qartë se liturgjia e reformuar nga Koncili II i Vatikanit është liturgjia e zakonshme e kohës sonë”.
Së fundi një pyetje mbi ndjetin me të cilin Papa po shtehton drejt shenjtërores së Zojës së Bekuar në Lurdë. Papa kujtoi se si kardinal ka shkuar në Lurdë për kongres të madh mariologjik, e kujtoi edhe spirtualitetin e tij, historinë e tij personale që është e lidhur me figurën e Shën Berndardetës e këndej përshpirtërinë e madhe dhe përvujtërinë me të cilën i drejtohet Nënës së Zotit. “Nuk shkoj në Ludrë për të kërkuar e gjetur mrekullira”, tha Ati i Shenjtë, duke shtuar: “Shkoj për të gjetur dashurinë e Nënës e shërimin e vërtetë për të gjitha dhimbjet e për të qenë solidar me të gjithë ata që vuajnë, në dashurinë e Nënës Qiellore”. Kështu pra, në këta katër përgjigje të Papës, ata që duan ta ndjekin Atin e Shenjtë, e kuptojnë më të vërtetë shpirtin e qëllimin e shtegtimit të tij papnor e të vizitës së tij në Francë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.