Papa në Francë: Laiciteti e feja nuk janë në kundërshtim
(12.9.2008 RV)“Laiciteti nuk është në kundërshtim me fenë”, kjo vlen si për
francezët e po kështu edhe për të krishterët e sotëm, “është e rëndësishme të jetohet
me gëzim liria e fenë sonë e ta tregosh e dëshmosh fenë dhe të jesh besimtar sot është
gjë e domosdoshme për shoqërinë’”. Kështu tha Papa Benedti XVI në avion gjatë udhëtimit
për në Francë. “Laiciteti – tha Papa Racinger – nuk është në kundërshtim me fenë,
por është fryt i fesë”. Të krishterët – nënvizoi Ati i Shenjtë – duhet të kenë mundësinë
të japin ndihmën e tyre vlerave që janë themelore për ndërtimin e shoqërisë”. “Religjioni
nuk mund të identifikohet me një Shtet, feja nuk është politikë e politika nuk është
religjion”, ka saktësoj Papa.