2008-09-12 11:39:00

Papa ka filluar viziten në Francë me rastin e 150-vjetorit të dukjeve të Zojës në Lurdë


(12.09.2008 RV)Papa Benedikti XVI mbërriti në Francë për vizitën e tij të parë në këtë vend si Pasardhës i Shën Pjetrit. Udhëtimi i tij apostolik bëhet në 150-vjetorin e dukjeve të Zojës në Lurdë, pra një shtegtim i rëndësishëm marian, etapa e parë e të cilit është kryeqytetit i Francës, Parisi. Pikërisht këtu, Papa arriti rreth orës 11.00, ku u prit në aeroportin e Orlit nga presidenti i Republikës, Nikola Sarkozì shoqëruar nga bashkëshortja, si edhe nga kryeipeshkvi i Parisit, kardinali Andrè Vënt-Trua.
Përveç festimit të përvjetorit të Zojës së Lurdës, ky udhëtim do të jetë edhe rasti për t’iu përgjigjur fjalimit mbi laicitetin pozitiv dhe mbi rrënjët e krishtera të Francës, mbajtur nga presidenti francez në dhjetorin e kaluar në kishën e Shën Gjonit në Lateran në Romë. Prej andej, filloi një diskutim i hapur në shoqërinë franceze, mbi ligjin për laicitetin të vitit 1905. Sipas opinionit të përgjithshëm, mund të hapet një fazë e re në marrëdhëniet ndërmjet Shtetit dhe kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.