Emni i Zojës! Atë Gjergj Fishta përkthye nga Manzoni
(12.09.2008 RV) Emni i Zojës 1 Nuk dij se cillës termale ‘i ditë
tue shkue E nji landtari njitej vasha e lume, Njitej pa kênë kundrue ke trolli
i gzue I njaj shtatxânmje s’motnueme. 2 E, mbasi u fal me atê, e
cila e priti Me shum njerzí, tue dhanun lavde Zotit: Mue kanë me m’quejtun t’lume,
brohoriti Fiset e dheut gjatë motit. 3 Deh! se n’ç’ qetsí kto fjalë
koha madhshtore T’i ndiejte atë herë i kishte vû prej serit! O kshill i ynë
i ngathët! Oh e rrejshme p’rore Mende shqyrtuese e nierit. 4 Na dishmitarë
qi mbasandej mbi dhé Krejt ndodhi puna mbas fjalës s’ate s’lume; Na ruejtë shelbimit,
n’shkollë t’hyjnueshme lé T’ t’vertetavet t’amshueme, 5 Na e dijm,
o Zojë, se veç e Hyj’i lumnueshem E mbajti atë besë qi e dhae ti n’brohorí, Njai
qi t’a msoi: per ne fort i madhnueshem Âsht êmni i yt, Marí. 6 Per
né Nana e Zotit don me thânë njaj êmen T’falemi, o e lume: ‘ i êmen
qi t’i gjajë I cilli burrë e pat ja e cilla fêmen, Ja qi per ngjet t’i a mbajë? 7
T’falemi, o e lume: t’cillat mote t’ngrata S’e ndien atê êmen tue e permendun
valle? Kur kjé qi at’êmen djalit s’i a msoi tata? T’cilla termale e zalle 8
Tue e thirrë s’e ndien? Jo veç se bota e vjeter Bán kishat t’ua me madhní
ndertue, Por e Kolombit, edhe, bota tjeter Ushqen t’devoçemt t’ue. 9
Pertej sa dete, e m’t’ cillat djerre kputet Nji lule e eger e aq e irnueme
bojet T’lterit t’and, me uzdajë gjithkush kû lutet, Qi mos t’i njohe trojet? 10
O Zoj, o Virgjin, o Shêjtneshë unjí, Se ç’êmna t’bukur gjuha e robit t’ruen! Mâ
se ‘i fis n’zâ per armë e per lumní Pajtore, o Zojë, ty t’quen 11 Ty
kúr t’agojë, e n’mbramjet prej prendimit, E kúr t’jét dita n’gjysët, edhe m’atë
herë Kumbonët t’pershndeten, çetët tue thirrë t’kshtenimit Me t’dhanun lavd
e nderë. 12 Nder friga t’mnershme, t’cillat ia qet nata, T’ permendë
ty fmija; tuj u dridhë detari, Thellimi kur luron e bjen shtergata, Kah Ti prirë
syt, qyqari. 13 N’atë gjí t’andin, t’lumnueshmin, o Zojë, grueja Lott
e perbuzun i riton, e shkreta, Edhe i ankon, o e lume, nder kambë t’ueja T’gjitha
fshâmet e veta: 14 Ankohet Ty, qi t’lutnat ndien e ankimet, Jo porsi
i ndien ky sheklli i ynë i zí, E dhimben e t’pushtedshmit s’dán prej dhimbet T’t’ligshtit
qi fshân n’vobsí. 15 Ti vetë, dikúr, o e lume, pate kjá: As kurr
njai váj nuk ka per t’u harrue: Ené perflitet sot me sot: e prá Kaq mot m’tâ
ka kalue. 16 Per ditë ene prflitet e lotohet Gjithkah: per gzime
qi ké pasë mbi dhé Tash edhe bota rrokull me ty gzohet, Si t’ishte ‘i punë e
ré. 17 Kaq duhej t’u levdote Nana e t’Lumit Edhe m’kto zaje t’ona
posë gjith robit; Kaq Zoti desht me e vû mbi gjith t’naltuemit Ketë vajzë lé
n’fis t’Jakobit. 18 O ju Evrej, o t’namun posë gjithkuej, O t’shtypnit
ju njaj mnije s’gjatë mizore, A nuk ka dalë ajo prej fisit t’uej Qi na e nderojm
n’therore? 19 A s’âsht dere s’Davidit? Ke ajo menden Profetët e
patne n’letra, kúr t’amshueme T’artat shêje t’njaj Virgjine permenden T’ngrehna
m’mbretní t’shemtueme. 20 Deh! herë ka’ Ajo seicilli jush le t’siellet, Qi
Ajo t’u pshtojë, qi t’vett s’i djerrë n’ketë dhé E fis e kómb mos t’jét kah vrân
e kthiellet Qi sot mos t’kndojë me né: 21 T’falemi o e para mbas
Tenzot Marija, O Drandofille, o Hyll qi ruen rrezikut. Si dielli e zgjedhne,
e rrebtë porsi ushtrija Rreshtue per báll t’anmikut.
Atë Gjergj Fishta,
‘Emni i Zojës’, përkthye nga Manzoni, ‘Vallja e Parrizit’, fq 104-107