2008-09-11 16:53:43

Benedikti XVI ipeshkëvjijve të Paraguait: detyra e laikëve ushtrimi i politikës si bamirësi sociale


(11.9.2008 RV)RealAudioMP3 Kisha e bota kanë nevojë për “dëshmitarë të sinqertë të jetës së vërtetë të krishterë”, e laikëve u takon detyra e ushtrimit politikës, si shprehje e bamirësisë sociale: kështu tha Papa mes tjerash duke pritur sot paradite në audiencës ipeshkëvijtë katolikë të Paraguait me rastin e vizitës së tyre ad Limina Apostolorum në Vatikan, të udhëhequr nga presidenti i Konferencës ipeshkvnore të Vendit latinoamerikan, imzot Injacio Gorgorza Izaguirre, ipeshkëv i Enkarnasionit.
“Los retors pastorales que deban afrontar….”
“Sfidat baritore që duhen përballuar janë vërtetë të mëdha e të ndërlikuara…” : Benedikti XVI duke iu drejtuar ipeshkvëijve të Paraguait nënvizoi urgjencën e punës misionare – “para një atmosfere kulturore që kërkon ta menjanoj Zotin nga jeta e njerëzve e nga shoqëria apo që e konsideron Zotin si pengesë për të arritur lumturinë personale” – për këte duhet të zbatohet “ një orvatje e madhe misionare që duke vendosur Jezu Krishtin në qendër të çdo vepre e të çdo nisme baritore, t’u tregoj të gjithëve bukurinë dhe të vërtetën e jetës së tyre e të mesazhit të shpëtimit”.
Madje “pranija e dëshmitarëve të sinqertë të jetës së vërtetë të krishterë e bashkuar me shenjtërinë e barijve të tyre - vërejti Papa – është një kërkesë përherë atkuale sa në Kishë po aq edhe në botë”.
Për këtë ipeshkëvijtë, së bashku me Papën, e nën autoritetin e tij, janë të dërguar për mishërimin e përhershëm të veprës së Krishtit. Papa i porositi ipeshkëvijt e Paraguait të kujdesën për formimin e përhershëm të meshtarëve, për t’i ndihmuar kështu në “rigjallërimin e jetës së tyre shpirtërore.
Mirëpo që mesazhi i krishterë të mund të mbërrijë deri në skajin e fundit të botës, është i nevojshëm bashkëpunimi i domosdoshëm i besimtarëve laikë, shpjegoi Papa Benedikti XVI.
“Një aspekt domethënës” i misionit të laikëve është pikërisht “shërbimi në shoqëri përmes ushtrimit të politikës”. Për këte duhen inkurajuar laikët që ta jetojnë “me përgjegjësi e përkushtim këtë përmasë të rëndërishme të bamirësisë sociale”, në mënyrë që bashkësia njerëzore të përparojë në drejtësi, në ndershmëri, në mbrojtje të vlerave të vërteta siç është mbrojtja e jetës, e martesës, e familjes duke ndihmuar kështu për të mirën e përbashkët njerëzore e shpirtërore të tërë shoqërisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.