2008-09-09 17:55:49

Kardinali Pell, president i deleguar për Sinodin e Ipeshkvijve mbi "Fjalën e Zotit"


(09.09.2008 RV)Papa Benedikti XVI emëroi kardinalin Xhorxh Pell president të deleguar për Sinodin e Ipeshkvijve, i cili sivjet ka si temë: “Fjala e Zotit në jetën dhe në misionin e Kishës”. Kryeipeshkvi i Sidneit do të jetë president i deleguar sëbashku me kardinalin Uilliam Jozef Nevada, prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë dhe kardinalin Odilo Pedro Sherer, kryeipeshkëv i San Paolos në Brazil. Sinodi do të mbahet në Vatikan, nga 5 deri më 26 tetor të këtij viti.








All the contents on this site are copyrighted ©.