2008-09-08 18:19:27

Letër e Benediktit XVI në 30-vjetorin e vdekjes së Palit VI: udhëhoqi Kishën me mençuri në Koncilin II të Vatikanit


(08.09.2008 RV)Njeri “i dashuruar sinqerisht dhe thellësisht me Kishën”, të cilën e udhëhoqi në një periudhë të vështirë historike, por edhe në një periudhë rinovimi të madh shpirtëror, falë Koncilit II të Vatikanit. Janë fjalë mirënjohjeje, që Benedikti XVI shkruan për Palin VI, në një letër drejtuar ipeshkvit të Breshës në Itali, imzot Luçiano Molinarit, në 30 vjetorin e vdekjes së Papës Montini.
Bëjnë përshtypje – ashtu si atëherë – fjalët e Palit VI që Benedikti XVI citon në letër, e që Papa Montini duhej t’i shqiptonte në Lutjen e Engjëllit të Tenzot më 6 gusht 1978, por që mbetën në letër për shkak të kalimit të tij në Shtëpinë e Atit Qiellor. Flisnin për Shndërrimin e Krishtit e kanë edhe sot një vlerë të madhe simbolike. “Ai korp, që shndërrohet para syve të mrekulluar të apostujve, është korpi i Krishtit vëllait tonë, por edhe korpi ynë i thirrur në lavdi; ajo dritë që e mbështjell është dhe do të jetë edhe pjesa jonë e trashëgimisë dhe e shkëlqimit. Jemi të thirrur ta bashkëndajmë këtë lavdi, sepse jemi “pjesëmarrës në natyrën hyjnore””. A thua se i kishte shkruar pikërisht për vdekjen e vet.







All the contents on this site are copyrighted ©.