2008-09-07 17:41:30

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar.


(07.09.2008 RV)RealAudioMP3 Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën XXIII të kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar.
U përkujtua edhe Shën Regjina, virgjër e martire.

Të hënën Kisha do të kremtojë një ditëlindje jo të zakonshme: është Ditëlindja e Virgjërës Mari. Përkujtohet edhe Shën Sergji I papë.

Pjetër Klaveri, meshtar jezuit, apostull i skllevërve zezakë do të përkujtohet të martën.

Të mërkurën – Shën Nikolla nga Tolentino, meshtar agostinian.

Në liturgjinë e së enjtes, kujtimi i Shenjtorëve Proto e Jaçinti, martirë dhe i Shën Bonaventurës, rregulltar françeskan.

Të premten, emri i Shenjtnueshëm i Marisë.

Gjon Gojarti, ipeshkëv e doktor i Kishës është shenjti, shembullin e të cilit na e propozon Kisha të shtunën.

Të dielën e ardhshme do të kremtohet Naltimi i Kryqit të Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.