2008-09-07 17:41:09

Ndërroi jetë kardinali Antonio Inoçenti, prefekt nderi i Kongregatës për Klerin.


(07.09.2008 RV)Zi në Kishën italiane: dje pasdite ndërroi jetë, në moshën 93 vjeçare, kardinali Antonio Inoçenti, prefekt nderi i Kongregatës për Klerin, kryetar nderi i Komisionit për ruajtjen e pasurisë artistike e historike të Kishës dhe i Komisionit ‘Ecclesia Dei’.
Me vdekjen e kardinalit Inoçenti, Kolegji kardinalor numëron 193 kardinaj, nga të cilët 116 me të drejtë zgjedhore, 77 me të drejtë këshillimore, sepse mbi moshën 80 vjeç.







All the contents on this site are copyrighted ©.