2008-09-04 18:56:55

Në prag të festës liturgjike të Nënë Terezës: në dioqezën e Sapës familjet shtegtuan drejt katedrales që i kushtohet së Lumes.


(04.09.2008 RV) Kisha në Shqipëri e në botë e pret me një sërë veprimtarish fetare e kulturore festën liturgjike të Nënë Terezës, që do të kremtohet nesër, në përkujtim të ditës kur e Lumja u kthye në shtëpinë e Atit qiellor. Ishte data 5 shtator 1997.
Kanë filluar prej një jave veprimtaritë në dioqezat e Shqipërisë e të Kosovës, posaçërisht në dioqezën e Sapës, ku sot familjet shtegtuan drejt katedrales së ‘Nënë Terezës'. Shërbim i Violeta Marashit:RealAudioMP3

Nesër shumë Kisha, në vende të ndryshme të botës, duke nisur nga Italia, kanë shpallur një ditë lutjeje e agjërimi, në shenjë afërsie shpirtërore e solidariteti me të krishterët në Indinë e ngarkuar me tensione fetare, për të cilët Nëna Tereza shkriu gjithë jetën.







All the contents on this site are copyrighted ©.