2008-09-02 17:53:34

Mons. Simon Filipaj në 9 vjetorin e vdekjes.


(02.9.2008 RV)Sot më 2 shtator po kujtojmë mons. Simon Filipajn në 9 vjetorin e vdekjes.
Figurë poliedrike, dom Simon Filipaj me veprimtarinë e tij në fushën biblike e teologjike, ka lënë në gjuhën shqipe kryeveprën botërore, Librin e Shenjtë, Biblën. Në përkthimin e plotë të Biblës, dom Simon Filipaj punoi tërë jetën me një përkushtim, dashuri e urti të jashtëzakonshme duke shkri të gjitha energjitë e dhantitë që Zoti i kishte dhuruar.
Krahas veprimtarisë meshtarake në famullinë kishtare që iu kishte besuar, dom Simoni punoi edhe në përkthimin shqip të librave liturgjike nga meshari romak, leksionarët, ritualët e tjerë. Kështu me Biblën në gjuhën shqipe e vepra tjera, dom Simon Filipaj dha një kontribut të dorës së parë për kulturën ndër shqiptarë.Nga arkivi jonë ju propozojmë zërin e dom Simon Filipajt në mikrpfpnin e Radio Vatikani, e menjëherë pas njërit prej momenteve më të rëndësishme e të lumtura të jetës së tij, pas takimit që pati me Papën Gjon Palin II në Vatikan më 10 tetor 1994 kur dom Simon Filipaj ia dorëzoi personalisht kopjen e Biblës në gjuhën shqipe së bashku me imzot Rrok Mirditen. Ta dëgjojmë çfarë na tha pas atij takimi historik e të paharrueshëmRealAudioMP3
 







All the contents on this site are copyrighted ©.