2008-09-02 15:23:12

Ministri i jashtëm i Kosovës Hyseni mbrriti në Shqipëri për vizitë zyrtare


(02-9-2008 RV)Sot ministri i jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni mbrriti në Tiranë për një vizitë zyrtare. Kjo është e para që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përveç se me homologun e vet, ministrin e jashtëm Lulzim Basha, Hyseni do të takohet nesër edhe me presidentin e Shqipërisë Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryeparlamentaren Jozefina Topalli si edhe me udhëheqësin e opozitës Edi Rama.







All the contents on this site are copyrighted ©.