2008-09-02 17:44:56

Kryetari i ipeshkvijve pakistanezë shpreh shqetësimin e tij të thellë për dhunën kundër të krishterëve në Indi.


(02.08.2008 RV)‘Ushtrimi i përsëritur i dhunës kundër popullsisë së krishterë të Indisë lindore, krijon shqetësim të madh për situatën në gjithë zonën e Azisë së jugut’. Këtë pohon imzot Lorenc Saldanha, kryeipeshkëv katolik i Lahores e kryetar i Konferencës ipeshkvnore pakistaneze, në një letër ngushëllimi për humbjen e jetëve njerëzore, drejtuar kryeministrit indian, Manmohan Singh dhe liderit të shtetit të Orisës, Neven Patnaik. “Sulmet kundër të krishterëve janë bërë të zakonshme – shkruan prelati - prandaj është e nevojshme të mbahet një qëndrim i prerë politik për ta përmirësuar situatën dhe për t’i mbrojtur pakicat e krishtera nga përsëritja e këtyre krimeve të shëmtuara”.
Përfaqësuesi i ipeshkvijve pakistanezë nuk e fsheh shqetësimin e tij për gjithë zonën e Azisë jugore, sepse edhe në vende si Pakistani e Sri-Lanka, të krishterët jetojnë gjithnjë me frikën e sulmeve të reja nga grupe të ndryshme, të cilat e përdorin fenë për qëllime politike.







All the contents on this site are copyrighted ©.