2008-09-02 17:44:45

Kardinali Martino flet për një dokument të ri vatikanas, kushtuar varfërisë në epokën e globalizimit.


(02.09.2008 RV)Selia e Shenjtë po përgatit një dokument të ri, kushtuar varfërisë. Njoftimin e dha kardinali Renato Rafaele Martino, kryetar i Këshillit Papnor për ‘Drejtësi e Paqe’, gjatë Konferencës kontinentale për paraqitjen në Afrikë të ‘Përmbledhjes së Doktrinës shoqërore të Kishës’, që u mbajt këto ditë në Dar-es-Salam të Tanzanisë.
Dinamizmi ungjillor i misionit kishtar na nxit që, ashtu siç bëri Jezusi - t’i privilegjojmë të varfërit, t’ua kushtojmë forcat e burimet tona, ta shikojmë përtëritjen e shoqërisë, duke u nisur pikërisht nga kërkesat e të varfërve – thekson kardinali Martino e shton se varfëria, e posaçërisht pabarazia në rritje ndërmjet zonave, kontineteve e vendeve, madje edhe brenda vetë këtyre të fundit, përbën problemin më dramatik, që duhet të përballojë bota e sotme. Duke pasur parasysh këtë problem, Hirësia e Tij njoftoi se “i vetëdijshëm për këtë situatë dramatike, Këshilli Papnor për Drejtësi e Paqe, po përgatit një dokument me temë “Varfëria në epokën e globalizimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.