2008-09-01 20:24:52

Gjeorgji:Brukseli e vë Rusinë nën vëzhgim e asgjë më tepër


(01.9.2008 RV)“Bashkimi evropjan ka folur me një zë të vetëm”: ky është komenti i presidentit francez Nikolas Sarkozi i cili, në mbarim të Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së, ka folur për “konsensusin e arritur shumë lehtë“ nga partnerët mbi linjen e propozuar nga prezidenca franceze lidhur me krizën në Kuakaz.
“Të gjitha Shtetët anëtare të BE-së – pohoi Sarkozi – kanë kërkuar zbatimin integral të planit të paqes në të gjashtë pikat. Të gjithë janë dakord mbi faktin që një rezolutë paqësore e afatgjatë duhet të bazohet mbi integritetin territorial të Gjeorgjisë . Në marrëveshje me të gjitha Shtetët anëtare do të shkojmë përsëri në Tbilisi e në Moskë më 8 shtator”.
Evropa – shtoi Sarkozi “ ka vendosur të punojë për rindërtimin e Gjeorgjisë e do të ndërmarrë nismën për organizimin e një konference të donatorëve, mëtutje kemi vendosur të përshpejtojmë përgatitjet për dislokimin e një misioni civil”.







All the contents on this site are copyrighted ©.