Gjeorgji: Samit BE-së; thirrje Rusisë, të mos izolohet nga Evropa
(01.9.2008 RV)Sot në Bruksel u mbajt Samiti i jashtëzakonshëm i 27 Vendeve
të Bashkimit Evropjan për sigurinë e paqen në Kaukaz. Kryeministrat e ministrat
e jashtëm janë konfrontuar në kuadrin e një dialogu e mundësisht pa marrjen e masave
ndëshkuese ndaj Rusisë, por në të cilin Samit Polonia e Vendet e ish bllokut komunist
ngulin këmbë së bashku me Suedinë dhe Britaninë e Madhe për një përgjigje më të ashpër
ndaj Rusisë. Në disuktim është kriza gjeorgjane dhe pasojat në marrëdhëniet ndërmjet
Bashkimit evropjan e Rusisë. Qëndrimi i BE-së që del nga Samiti është dënimi i Rusisë
në mënyrë të qartë por duke mbajtur të hapur dialogun me të. Pra Bashkimi evropjan
i bënë thirrje Rusisë “të mos izolohet nga Evropa” e të “zbatoi planin” në të gjashtat
pika të përmbajtjes të hartuar nga Sarkozi. Për sa i përketë çështjes së marrëdhënieve
ndërmjet Bashkimit evropjan e Rusiës, këshili i jashtëzakonshëm, që ka filluar pas
dite në Bruksel, do të vendos pasi të ketë verifikuar qëllimet reale të Moskës në
këshillin evropjan në Nicë të Francës më datën 14 nëntor.