2008-09-01 18:43:57

Fillon muaji i Ramazanit për besimtarët myslimanë që do të vijojë deri në fund të shtatorit.


(01.9.2008 RV)Myslimanët në mbarë botën përgatiten për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Disa vende e fillojnë kremtimin e kësaj feste nesër. Fillimi i kësaj Ramazanit ndryshon në Vende të ndryshme në varësi të shfaqjes së hënës së re. Ramazani, muaji i nëntë i kalendarit islamik, shënon 1 mijë e 400 vjetorin e ditës kur Kurani iu shfaq Profetit Muhamet.
Për besimtaret myslimanë, muaji i Ramazanit është një muaj lutjeje, agjërimi që zbatohet që nga agimi deri ne muzg për të dëshmuar përkushtimin e tyre ndaj besimit në Zotin.







All the contents on this site are copyrighted ©.