2008-09-01 17:01:59

Dioqeza e Sapës fillon përgatitjet për festën e së Lumes Nënë Terezë me 5 e 6 shtator


(01.9.2008 RV)Dëgjues të nderuar posa kemi filluar muajin shtator e për të gjithë shqiptarët e posaçërisht për besimtarët katolikë data e 5 shtatorit është një ditë e rëndësishme me një vlerë të jashtëzakonshme shpirtërore e kombëtare njëkohësisht: është festa liturgjike apo festa fetare e zyrtare përmes së cilës Kisha katolike e përkujton dhe kremton figurën e shenjtë të së Lumes Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiut.
E pikërisht në përgatitjen shpirtërore të festës liturgjike të së Lumes Nënë Terezë, dioqeza e Sapës në Shqipëri, që sot më 1 shtator e deri të shtunën e ardhshme më 6 shtator, ka filluar një javë me kremtime e aktivitete të ndryshme që do të kulminojnë të shtunën e ardhshme me shugurimin e Kishës Katedrale që i kushtohet së Lumes Nënë Terezë në Vaun e Dejës. Më hollësisht mbi përgatitjet shpirtërore për festën e së Lumes shqiptare, të ndjekim shërbimin e Violeta MarashitRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.