2008-08-30 18:49:07

Sot Kisha përkujtoi Shën Jozefin e Arimatesë


(31.08.2008 RV)Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Jozefin e Arimatesë dhe Shën Nikodemin, që e morën trupin e Jezusit, të sapo zbritur nga Kryqi dhe e mbështollën me çaçafin e vdekjes.
Pranë Kalvarit ishte një varr, që i përkiste Jozefit të Arimatesë. Në këtë varr u vendos trupi i Jezusit pas zbritjes nga kryqi. U vendos me ngut, që gjithçka të mbaronte para kremtimit të Pashkëve, të cilat fillojshin në perëndim të diellit.
Ndërmjet të gjitha varreve, të përhapura ndër kontinentet e Planetit tonë, ky është varri në të cilin Biri i Zotit, njeriu Jezu Krisht, e mundi vdekjen me vdekje! Pema e jetës, nga e cila u dëbua njeriu për shkak të mëkatit, iu dëftua rishtas njerëzve në korpin e Krishtit, që u bë Buka e jetës. Në se ndokush ha nga kjo bukë, do të jetojë në amshim; e buka që jep Krishti është korpi i Tij për jetën e botës.
Pavarësisht nga fakti se në Planetin tonë hapen gjithnjë varre të reja, pavarësisht nga varri, në të cilin njeriu i dalë nga pluhuri, kthehet në pluhur, të gjithë njerëzit që shikojnë varrin e Jezusit, jetojnë me shpresën e Ringjalljes! E ky varr nuk mund të mos u kujtojë edhe Shenjtin që kremtoi sot Kisha katolike, Shën Jozefin e Arimatesë.







All the contents on this site are copyrighted ©.