2008-08-30 18:47:55

Peshkopi ortodoks i Alepit: “Në Lindje krishterimi është në rrezik”.


(31.08.2008 RV)“Krishtërimi në lindje është në rrezik. E tregojnë më së miri numrat. 15 milionë të krishterët, përballë treqind milionë myslimanëve, mund të vijojnë ta kumtojnë e ta jetojnë këtu Ungjillin, vetëm në se do t’i jepet fund luftërave. Por në se konfliktet do të vijojë, të krishterët sigurisht që do të detyrohen të emigrojnë e, si të kenë ikur një herë, nuk do të kthehen kurrë më”. Alarmin e dha kryepeshkopi ortodoks i Alepit, në Siri, Gregorios Johana Ibrahim, duke folur në Forumin ndërkombëtar mbi dialogun ndërkulturor në Mesdhe. Kryepeshkopi saktësoi se në Siri qeveria e inkurajon dialogun ndërmjet dy feve kryesore: fesë së krishterë e myslimane, se besimtarët e të dyja feve bashkëjetojnë normalisht por, duke pasur parasysh rritjen e fanatizmit islamik, nuk mund të mos reflektohet thellë për ardhmërinë e krishterimit në viset e Lindjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.