2008-08-30 12:55:23

Me 30 gusht kremtohet dita e botërore e të zhdukurve. OKB dhe Amnesti Internashënal kërkojnë një konventë për të luftuar këtë dukuri.


“Të ratifikohet një konventë për mbrojtjen e të gjithë personave të zhdukur me dhunë.” Këtë gjë kërkuan, me rastin e Ditës ndërkombëtare të të Zhdukurve që kremtohet nesër, organizatat kryesore botërore për të drejtat njerëzore, ndër të cilat OKB-ja dhe Amnesti Internashënal. Që nga vitet ’80 deri më sot, këto organizata kanë zbuluar çështjet e mijëra personave të cilët ishin zhdukur pa lënë gjurmë në më shumë se 80 vende. Në një komunikatë të Amnesti Internatishënalit bëhet e ditur se Konventa “mund të jetë një mjet e rëndësishëm për të zbatuar drejtësinë për mijëra persona që po kërkojnë familjarët e tyre dhe për të gjithë ata që janë viktima, tani, të mbajtura peng e si rrjedhojë në rrezik që të mos iu njihen të drejtat njerëzore.” Sikur të ratifikohej nga të gjitha qeveritë; “Konventa do të mund të shtynte qeveritë të mendoheshin mirë përpara se të kryenin një krim apo të ndihmonin të tjerët ta kryejnë dhe do t’u kujtonte qeverive se mbajtja peng është e paligjshme.”







All the contents on this site are copyrighted ©.