Marrëveshje të reja për bazat ushtarake ruse në Osetinë e jugut dhe në Abkhazi.
(29.08.2008 R V)Rusia dhe Osetia e jugut do të nënshkruajnë me 2 shtator një marrëveshje
për vendosjen e bazave ushtarake në territorin e republikës separatiste. Po ashtu
edhe Abkhazia deklaroi se është e gatshme t’i japë Moskës mundësinë për të vendosur
baza në territorin e vet. Kështu tha i ashtuquajturi ministër i jashtëm i republikës
separatiste osete. Ndërkaq katër anije të grupit detar të përhershëm të NATO-s në
Mesdhe së bashku me fregatën rumune “Mbreti Ferdinand” morën pjesë sot në një stërvitje
të përbashkët në Detin e Zi, në ujrat rumune. Akuza e Rusisë se këto manovra kishin
të bëjnë me konfliktin në Gjeorgji, u përgënjeshtruan nga të dyjat palët pjesëmarrëse
në stërvitje. “Manovrat kanë qenë në program prej më shumë se një viti e gjysmë, dhe
pala ruse është njoftuar. Për më tepër anijet nuk do të çojnë ndihma humanitare në
Gjeorgji.”
Rusia akuzon: “Pas sulmit gjeorgjian në Osetinë e jugut fshihen
Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Amerika dhe Rusia gjithnjë e më tepër
thikë e brisk me njëra-tjetrën. Kryeministri rus Vladimir Putin tha se pas vendimit
të Gjeorgjisë për të dërguar trupa në Osetinë e jugut fshihen SHBA-ës. Shtëpia e Bardhë
u përgjigj e indinjuar duke thënë se “Kjo është diçka pakuptim”. Ndërkaq parlamenti
gjeorgjian miratoi një rezolutë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.
Amerika
duhet të ndryshojë.” Kështu tha Barak Obama në mbyllje të Kuvendit demokratik në Denver
“Amerikë
je më e mirë nga ç’ke qenë këto tetë vitet e fundit.” Në fjalën mbyllëse të Barak
Obamës në Kuvendin e Denverit, me rastin e shpalljes si kandidat i demokratëve për
president, sulmohet administrata aktuale. Disa nga problemet që Obama shpalli se do
të marrin një përgjigje janë: çështjet e mëdha shoqërore dhe përtëritja e ekonomisë
amerikane. Një fjalim ai i Barak Obamës konsideruar nga analistët si shumë i ndryshëm
nga të tjerët gjatë fushatës zgjedhore. Më i shpenguar dhe më i interesuar se zakonisht,
kandidati demokratik hodhi poshtë akuzën për mungesë patriotizmi, dhe në ditën e 45-vjetorit
të fjalimit të famshëm të Martin Luter Kingut, u paraqit si një njeri me ideale të
larta.