2008-08-28 15:32:16

Kardinali Sodano i përcjell përshëndetjen e Papës qytetit rus të Kazanit me rastin e kushtimit të një kishe katolike.


(28.08.2008 RV)Kardinali dekan Angjelo Sodano i përcolli përshëndetjen dhe bekimin e Papës qytetit të Kazanit, në Republikën e Tatarstanit, në Rusi, ku nesër do të kremtojë Meshën Shenjte për kushtimin e kishës katolike të Lartimit të Shenjtes Krygjë. Kisha u ndërtua me kontributin e qytetit të Kazanit, ku shumica e banorëve janë myslimanë. Vendi ku u lartua përsëri Kryqi, ndërmjet tjerash, është posaçërisht i dashur edhe për traditën fetare ortodokse, sepse këtu, sipas kësaj tradite, në vitin 1579 u duk Zoja e Bekuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.