Shenjtorët e Javës së ardhshme sipas Kalendarit kishtar
(24.08.2008 RV)Sot Kisha katolike
kremtoi të Dielën XXI të kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar. U përkujtuan edhe
Shën Bartolomeu Apostull e Shën Gjovana Antida Turè, virgjër, themeluese e Motrave
të dashurisë.
Të hënën, festa e Shën Ludovikut (Luigji IX), mbret i
Francës dhe e Shën Jozef Kalasancit, meshtar, themelues i Skolopëve.
Të
martën Kisha katolike do të përkujtojë Shën Zefirinin papë e Shën Maksimilianin
martir.
Të mërkurën do të kremtohet festa e Shën Monikës, Nënës së Shën
Agostinit, ipeshkëv.
Në liturgjinë e së enjtes, kujtimi i njërit nga
shenjtorët më të mëdhenj të fesë katolike: Shën Agostinit të Iponës, doktor i Kishës.
Është edhe festa e Shën Hermetit, martir.
Të premten, përkujtimi i martirizimit
të Shën Gjon Pagëzuesit dhe Shën Sabinës romake.
Shën Feliksi, meshtar; Shën
Adauti, martir; Shën Pamaku senator romak e Shën Rebeka do të jenë shenjtorët, shembullin
e të cilëve na e propozon Kisha të shtunën.
Të dielën e ardhshme
Kisha do të vijojë liturgjinë e Kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar, duke kremtuar
të dielën XXII të kësaj kohe.