Gjeorgji: Sarkozi thërret mbedhjen e nivelit të lartë të BE-së me datën një shtator
(24.8.2008 RV)Presidenti francez Nikolas sarkozi ka ftuar për një shtator,
në cilësi të presidentit të rradhës së BE-së, një takim të jashtëzakonshëm të krerëve
të shteteve e të qeverive të 27 Vendeve anëtare të BE-së, kushtuar krizës Gjeorgji-Rusi.
Do të diskutohet “ e ardhmja e marrëdhënieve” mes BE-së e Rusisë, si dhe mbështetja
që Evropa mendon ti ofrojë Gjeorgjisë.