2008-08-22 20:44:37

Lajme nga Pakistani, Algjeria e Kina


(22.8.2008 RV)Në Pakistan Në Pakistan komisioni zgjedhor cakton datën e zgjedhjeve të reja presidenciale në vend, do të mbahen me 6 shtator, pas dorëheqjes nga posti i presidentit që dha Presidenti aktual Musharaf. Në Vend mbretëron një kaos politik. Sharif e burri i Bhuttos kandidatët kryesorë për president.


Al Kaeda mori mbi vete përgjegjësinë për dy atentatet me autobomba që shkaktuan 12 të vdekur të mërkurën e kaluar në Buira, në jug të Algjerit. Lajmi u transmetua nga kanali televiziv Al Xhazira. Në qendër të dy atentateve me kamikaze qe një shkolle policie.


Në Pekin gjashtë shtetas amerikanë u arrestuan për pjesëmarrje në protesta në favor të Tibetit. Deri më sot aktivistët e ndaluar gjatë protestave në manifestime të ndryshme në Pekin vetëm sa ishin mbajtur për ndonjë orë në komisariate e më pas ishin liruar.







All the contents on this site are copyrighted ©.