2008-08-21 16:31:08

Sot Kisha katolike përkujtoi papën reformator, Shën Piun X.


(21.08.2008 RV)RealAudioMP3 Gjuzepe Sarto, ipeshkëv i Mantovës (1884) e Patrik i Venedikut (1893), u ul në katedrën e Shën Pjetrit me emrin Piu X. Ishte papa i parë i kohës që vinte nga shtresat fshatare e popullore, i ndjekur, 65 vjet më pas, nga Papa Gjoni XXIII. Është një nga papët e parë që përshkoi të gjitha etapet e shërbimit baritor: nga kapelan, në papë. Është papa i cili në Motu proprion “tra sollecitudini” (1903) pohon se pjesëmarrja në misteret shenjte është burimi i parë e i domosdoshëm për jetën e krishterë. Piu X mbrojti tërësinë e doktrinës së fesë, i kushtoi vëmendje të veçantë kungimit në të gjitha moshat, edhe në atë fëmijnore, i hapi rrugën reformës së ligjshmërisë kishtare, qe gjithnjë pranë Veprimit Katolik, pati shumë për zemër përgatitjen e meshtarëve, u kujdes për botimin e një katekizmi të ri, mbështeti lëvizjet biblike, nxiti reformën liturgjike dhe dha ndihmesë të ndjeshme në krijimin e kodifikimin e këngëve të Kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.