2008-08-21 16:30:37

Atë Lombardi komenton intervistën dhënë Tg1 nga ipeshkvi i Pekinit


(21.08.2008 RV)RealAudioMP3 Dje Tg1 RAI intervistoi ipeshkvin e Pekinit, Jozef Li-Shan, i cili foli kryesisht për situatën e Kishës në Kinë. Në vend – tha prelati – numërohen 8 deri në 10 milionë katolikë. Në Pekin ka 20 kisha e, në ditët e festive, kremtohen 3-4 Meshë, që ndiqen nga rreth 3 mijë besimtarë për çdo funksion. Ipeshkvi tha edhe se marrëdhëniet ndërmjet Selisë së Shenjtë e Pekinit vijojnë të bëhen gjithnjë më të mira dhe se ‘ka zhvillime të mëdha’; uroi, më pas, edhe një shtegtim të Papës në Kinë. Mbi këtë intervistë, të dëgjojmë reagimin e drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, Atë Federiko Lombardit, në mikrofonin e Radio Vatikanit:

Përgjigje: - Intervista e ipeshkvit Li-Shan mund të konsiderohet një nga sinjalet me të cilat pala kineze i përgjigjet gatishmërisë dhe urimit të bërë nga ana e Papës, në letrën drejtuar katolikëve kinezë një vit më parë, për të kërkuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kinës e Selisë së Shenjtë.

 
Pyetje: - Ç’mund të na thoni për gjendjen aktuale të marrëdhënive ndërmjet Selisë së Shenjtë e Kinës?

 
Përgjigje: - Probleme të ndryshme të rëndësishme janë zgjidhur, por Selia e Shenjtë ka dëshirë dhe vullnet që të vijohet përpjekja për të çuar përpara një dialog të ndershëm e ndërtues.

 
Pyetje: - Ipeshkvi Li-Shan uroi të realizohet edhe një shtegtim të Papës në Kinë…

 
Përgjigje: - Tani për tani, të flasësh për një shtegtim të Papës në Kinë, është krejt e parakohshme. Megjithatë fjalët e ipeshkvit Li-Shan tregojnë se të gjithë katolikët kinezë e duan dhe e respektojnë Papën, e pranojnë autoritetin e tij e do ta takonin me kënaqësi të madhe; e ky, sigurisht është një aspekt pozitiv e shumë inkurajues.







All the contents on this site are copyrighted ©.