2008-08-20 18:47:25

Sulme të reja të përgjakshme sot në Algjeri.


(20.8.2008 RV)Në një atentat të dyfishtë në Buira, 150 km në lindje të Algjerit kanë vdekur 11 persona e janë plagosur shumë të tjerë. Atentati parë me autobombë ka goditur një ndërtesë ushtarake, i dyti shpërtheu afër Bashkisë derisa po kalonte një autobus plotë me udhëtarë. Dje një tjetër furgon bombë shpërtheu kundër akademisë së policisë duke shkaktuar 43 të vdekur. Qeveria dyshon se pas këtyre atentateve fshihet grupi terrorist i ashtëquajtur "Al Kaida në Magrebin islamik".
Pakistani vendos për të ardhmën e liderit Musharraf, derisa atentatet me dinamit e ndeshjet me milicët e bëjnë skenarin gjithnjë më kritik. Kanë dështuar bisedimet e koalicionit qeverisës për gjetjen e një kandidature që do të zëvendësojë ish-presidentin Pervez Musharaf, i cili ka lajmëruar dorëheqjen e tij nga posti i presidentit. Bisedimet janë ndërprerë pasi politikanët nuk janë marrë vesh lidhur me rikthimin e dhjetëra gjyqtarëve që Musharafi i kishte larguar vitin e kaluar. Në planin politik Pakistani po studion strategjitë për të favorizuar rendin publikë e stabilitetin e vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.