2008-08-19 16:53:06

Lajme nga bota


(19.8.2008 RV)Irani deklaroi sot nisjen e një progami për ndërtimin e gjashtë reaktorëve bërthamorë. Drejtori i agjencisë bërthamore iraniane Ahmad Fajazbaksh tha se gjashtë shoqëri iraniane po merren me identifikimin e vendeve ku do të ngrihen reaktorët bërthamorë që do të përfundojnë brenda vitit 2013.


Vetëm një ditë pas dorëheqjes së presidentit Musharraf, njëzet persona u vranë nga një bombë në një spital në veriperëndim të Pakistanit. Nga ana tjetër njëzet islamikë u vranë nga forcat pakistane në Bazhur, qendër e Al Kaedës në vend.


Në një atentat të kryer sot në mëngjes në Algjeri me kamikaze u vranë 43 vetë dhe u plagosën 38. Sulmi kishte si objekt shkollën e xhandarmërisë, në Kabilia 50 km në lindje të kryeqytetit. Ky është atentati i katërt me kamikaze brenda një muaji në këtë zonë.


Dhjetë ushtarë francezë të NATO-s u vranë në Afganistan në një pritë të talebanëve, 50 km në lindje të Kabulit. Gjithnjë në Afganistan, talebanët sulmuan me kamikaze dhe mortaja bazën amerikane në Khost. Së paku gjashtë terroristë humbën jetën, por ndër viktima ka edhe dy fëmijë.







All the contents on this site are copyrighted ©.