2008-08-19 16:15:45

Daniel Rudolf Anrig emërohet nga Benedikti XVI komandat i ri i Rojës Zvicërane në Vatikan


(19.08.2008 RV)Që sot Roja Zvicërane e Papës ka një komandant të ri. Benedikti XVI emëroi në krye të trupës së Rojës Zvicërane, 36 vjeçarin Daniel Rudolf Anrig, me gradë kolonel e me origjinë nga Kantoni zvicëran i San Galos. Komandati i ri është i martuar e ka katër fëmijë.
Në moshën njëzet vjeçare shërbeu si alabardier i Rojës, nga viti 1992 deri në vitin 1994. Si u rikthye në atdhe, u diplomua në Drejtësi civile e kishtare, pranë Universitetit të Friburgut. Më pas u caktua si asistent i katedrës së Drejtësisë civile pranë të njëjtit Universitet. Nga viti 2002 deri më 2006 koloneli Anrig kryesoi Policinë kriminale të Kantonit të Glaronës e, pasi u emërua kapiten i ushtrisë zvicërane – mbuloi detyrën e komandantit të përgjithshëm të Policisë së kantonit të Glaronës.







All the contents on this site are copyrighted ©.