2008-08-18 16:34:15

Në Engjëllin e Tënzot, Papa bën thirrje për paqen në Gjeorgji.


(18.08.2008 RV)RealAudioMP3 Të hapen pa vonesë korridore humanitare për t’u çuar ndihmë popullsive në Gjeorgji e Osecie: është thirrja e fuqishme e Benediktit XVI në lutjen e djeshme të Engjëllit të Tënzot, kremtuar në Pallatin Apostolik të Kastel Gandolfos. Në Engjëllin e Tënzot Ati i Shenjtë u shprehu afërsinë e tij viktimave të konfliktit. Papa, që ndjek me vëmendje e shqetësim situatën në Gjeorgji, iu drejtua si palëve në konflikt, ashtu dhe Bashkësisë Ndërkombëtare:
Bëj thirrje të lehtësohen bujarisht shqetësimet e shumta të refugjatëve, posaçërisht të grave e të fëmijëve, të cilëve u mungojnë edhe gjërat më të nevojshme për jetën. Kërkoj hapjen, pa vonesa të tjera, të korridoreve humanitare ndërmjet zonës së Osecies jugore e Gjeorgjisë, në mënyrë që të vdekurit, ende të braktisur udhëve, të varrosen me dinjitet; të plagosurit të mjekohen e t’u krijohen kushtet përshtatshme atyre që duan të bashkohen me të dashurit. T’u garantohet edhe pakicave etnike në konflikt paprekshmëria e të drejtave themelore, që nuk duhet të shkelen në asnjë rrethanë. Uroj, në përfundim, që armëpushimi, i arritur në sajë të kontributit të Bashkimit Evropian, të fuqizohet e të shndërrohet në paqe të qëndrueshme”.
E më pas Papa e ftoi Bashkësinë Ndërkomnbëtare ta vijojë ndihmën për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje të drejtë përmes dialogut e vullnetit të mirë të përbashkët.







All the contents on this site are copyrighted ©.