2008-08-18 19:50:04

Gjeorgji: Administratori Apostolik falenderon Papën.


(18.8.2008 RV)“Mirënjohje Papës” për thirrjen që bëri dje gjatë Lutjes së Engjëllit të Tenzot në favor të popullsive gjeorgjiane dhe “shqetësimin” për urgjencën aktuale humanitare, ka shpreh administratori apostolik i Kaukazit imzot Xhuzepe Pasoto, në një intervist dhënë AsiaNews. Urimi im – thotë prelati në intervist – është që “shumë shpejt të rivendoset liria e plotë e lëvizjes për t’i sjellur ndihma “popullsisë që jeton në terror, e t’u mundësohet refugjatëve kthimi në shtëpitë e tyre”. Imzot Pasoto nënvizon se “Papa ka treguar një vëmendje të madhe për popullsitë gjeorgjiane” e shton :”Jemi pozitivisht të befasuar për forcën e vendosmërinë e ndërhyrjes së Atit të Shenjtë për rivendosjen sa më parë të paqes e për respektimin e dinjitetit të njeriut dhe të të drejtave themelore të çdo populli”.







All the contents on this site are copyrighted ©.