2008-08-18 16:34:46

Benedikti XVI: ‘Jo’ tundimit që çon në lindjen e racizmave të reja.


(18.08.2008 RV)RealAudioMP3 Para thirrjes për Gjeorgjinë, duke pasur parasysh leximet e Liturgjisë të së dielës, Papa theksoi se Fjala e Zotit na jep ‘mundësinë të reflektojmë për universalitetin e misionit të Kishës, që përfshin njerëz të të gjitha racave e kulturave:
Pikërisht prej këndej buron përgjegjësia e madhe e bashkësisë kishtare, e cila është e thirrur të jetë shtëpi mikpritëse për të gjithë, shenjë e mjet bashkimi për mbarë familjen njerëzore”.
E këtë vetëdije duhet ta thellojnë të gjitha bashkësitë e krishtera, në mënyrë që ta ndihmojnë edhe shoqërinë për të kapërcyer çdo tundim të mundshëm racizmi, intolerance dhe flakjeje jashtë radhëve të saj, si dhe të organizohet, duke respektuar dinjitetin e çdo njeriu. Një nga fitoret më të mëdha të njerëzimit – vijoi Papa – është pikërisht kapërcimi i racizmit;
“Por, për fat të keq, në vende të ndryshme vërehen akoma disa shfaqje shqetësuese të tij, lidhur shpesh me probleme shoqërore dhe ekonomike, të cilat megjithatë nuk mund ta përligjin përbuzjen dhe diskriminimin racor. Lutemi që kudo të rritet respekti për çdo njeri, së bashku me vetëdijen se vetëm përmes mirëpritjes reciproke të të gjithëve, mund të ndërtohet një botë, ku mbretërojnë drejtësia e paqja e vërtetë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.