2008-08-18 16:34:56

Ati i Shenjtë:“E padenjë vdekja në aksidente rrugore”.


(18.08.2008 RV)RealAudioMP3 Në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa foli edhe për aksidentet e shumta rrugore, që shtohen edhe më tepër gjatë periudhës së verës. Nuk duhet të mësohemi me këtë realitet të trishtuar – theksoi Ati i Shenjtë - duke kujtuar, në vijim, se jeta është pasuri tepër e çmuar dhe se nuk është e denjë për njeriun të vdesë ose të mbetet i gjymtuar për shkaqe të cilat, në shumicën e rasteve, mund të shmangeshin:
Duhet sigurisht më shumë ndjenjë përgjegjësie. Para së gjithash, nga ana e automobilistëve, sepse aksidentet, në shumicën e rasteve, vijnë nga shpejtësia e tepruar dhe nga sjelljet e pakujdesshme. Udhëtimi me automjet në rrugët publike kërkon një ndjenjë të lartë morale e qytetare”.
Për edukimin e kësaj ndjenje, vërejti Ati i Shenjtë – është e domosdoshme veprimtaria e përhershme e parandalimit, vigjilenca dhe respektimi i masave të nevojshme nga ana autoriteteve të caktuara”.
Si Kishë – reflektoi Papa – ndjehemi fuqimisht përgjegjës në planin etik: të krishterët duhet të bëjnë rrëmimin e ndërgjegjes personale lidhur me sjelljen e tyre kur janë në timon.
Më pas Benedikti XVI kujtoi me emocion të thellë figurën e ipeshkvit të Bolxano-Bresanones, imzot Vilhelm Eger. U nda vetëm pak ditë më parë nga Ipeshkvi, që vdiq papritmas dje nga infarkti. Kujtojmë se gjatë pushimeve të kësaj vere, Papa ishte mysafir pikërisht në dioqezën e imzot Eger, të cilin dje e quajti ‘shërbëtor të mirë e besnik të Zotit’.







All the contents on this site are copyrighted ©.