2008-08-16 11:30:40

Gjovani Batista Morandino, nunci apostolik në Siri, Viti kushtuar Shën Palit është fryt i një intuite të shkëlqyer


(17.08.2008 RV) RealAudioMP3 Për kryeipeshkvin Gjovani Batista Morandino, nunc apostolik në Siri, Viti kushtuar Shën Palit është fryt i një intuite të shkëlqyer. E në Siri, pikërisht në frontin e dialogut – pohon nunci - janë bërë hapa të papërfytyrueshme përpara. Ecja në gjurmët e Shën Palit, ndërmjet tjerash, na krijon mundësitë të jetojmë përvojën e fesë së krishterë, të rizbulojmë Kishën e të rigjejmë kulturën, që ishte në bazë të shndërrimit të Apostullit të Popujve. Lidhur me vitin kushtuar Shën Palit në Siri, ta dëgjojmë vetë imzot Morandinin, në mikrofonin e Radio Vatikanit:

Përgjigje: - Damasku është themelor për vetë historinë e Kishës sonë: Pali e Pjetri janë dy shtyllat e Kishës. Pali lidhet drejtpërdrejtë me Krishtin, ndonëse nuk jetoi me Të, duke kaluar në ekstazë e duke u bërë, kështu, një nga apostujt më të rëndësishëm ndërmjet popujve. Por nuk duhet harruar edhe rëndësia në planin kulturor; e mua më pëlqen shumë ta shikoj këtë shenjë të kohëve e të shikoj edhe Damaskun, që këtë vit është kryeqytet i kulturës arabe. Në këtë ‘njeri të popujve’ siç ka thënë Ati i Shenjtë – gjindet pasuria më e madhe. E unë dëshiroj t’ua kujtoj këtë njerëzve tanë: Damasku është qytet, ku u realizua Misteri i Krishtit, që u bë pastaj Kishë: një e vetme, shenjte, katolike e apostolike.







All the contents on this site are copyrighted ©.