2008-08-15 18:02:30

Në Indonezi sulmohet atë Susetio, aktiv në frontin e dialogut ndërfetar


(13.08.2008 RV)Pakënaqësi e thellë në Kishën indoneziane, e jo vetëm për sulmin kundër Atë Susetios, sekretar i Komisionit ndërfetar të Konferencës ipeshkvnore të vendit, klerik i njohur dhe i vlerësuar për punën në favor të dialogut ndërfetar. Meshtari u sulmua me paramendim, u nxuar me forcë nga shtëpia e tij, në Bintaro të Xhakartës jugore, iu rrëmbye telefoni celular e u rrah për vdekje. Tani është shtruar në spitalin e kryeqytetit, ku është vizituar nga shumë aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Është hera e parë, pas shumë kohe, që sulmohet një meshtar katolik, njofton AziaNjuz, duke shtuar se meshtari është edhe anëtar aktiv i Aleancës për Kombin dhe për lirinë fetare, në mbrojtje të pakicës islamike, që persekutohet nga myslimanët e tjerë.







All the contents on this site are copyrighted ©.