2008-08-13 18:14:28

U përkujtuan sot Shën Ponciani e Shën Hipoliti.


(13.08.2008 RV)RealAudioMP3 Shenjtorët, që përkujtoi sot Kisha katolike, janë Ponciani papë e Hipoliti meshtar. Ponciani u zgjodh papë në vitin 230 dhe u ul në fronin e Shën Pjetrit më 21 korrik të të njëjtit vit. Asokohe perandoria romake sundohej nga Aleksandër Severi e Kisha gëzonte një periudhë paqeje.Prifti Hipolit ka shumë mundësi të jetë Hipoliti i ditur, antipapë, që i pati sjellë shumë trazime Kishës së Romës atyre viteve. Këta dy njerëz, që jetuan në kundërshtim me njëri tjetrin, duke besuar që të dy Krishtin e duke punuar për lavdinë e Tij, i bashkoi martirizimi i përbashkët për të njëjtin Zot. E derdhën njëherësh gjakun për Krishtin në Sardenjë, ku ishin internuar, në vitin 235. Sipas Martiriologut Romak, trupat e tyre u mbartën në Romë e u varrosën: i pari, në varrezën e Shën Kalistit e i dyti, në varrezën e rrugës Tiburtina.







All the contents on this site are copyrighted ©.