Pas marrëveshjes, Gjeorgjia denoncon: armëpushimi është shkelur. Por Moska mohon.
Nunci në Tbilis kërkon solidaritet ndërkombëtar.
(13.08.2008 RV)Të nesërmen e marrëveshjes
për planin e paqes, Gjeorgjia e Rusia janë të thirrura të respektojnë ndalimin e zjarrit.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, saktësoi se forcat e Moskës do të tërhiqen
nga territori gjeorgjian, vetëm pasi trupat e Tbilisit të kenë hyrë përsëri në kazermë.
Në anën tjetër, presidenti gjeorgjian, Mikheil Sakashvil, i akuzon rusët për shkeljen
e armëpushimit. Ndërkaq nga Pekini arrin lajmi i medaljes së parë të artë të Olimpiadës
për Gjeorgjinë.