2008-08-13 18:13:45

Drejtori i Karitasit rus flet mbi dramen e refugjatëve


(13.08.2008 RV)E pikërisht në këto çaste të vështira, makina e Karitasit është vënë në lëvizje për të ndihmuar mijëra refugjatët, që ikin nga zona e shkatërruar prej konfliktit. Nga Beslani, në Osecien jugore, në mikrofonin e Radios sonë, drejtori i Karitasit rus, atë Aleksandër Pethsik:RealAudioMP3

Përgjigje: - Refugjatët kanë ikur nga shtëpitë, shumë herë pa dokumente, vetëm me rrobat e shtatit, me xhaketë ose vetëm me pizhame… kanë nevojë të blejnë jo vetëm gjëra për të ngrënë, por edhe për t’u veshur…

 
Pyetje: - Përveç nevojave të bazës, u duhet edhe ndihmë morale, apo jo?

 
Përgjigje: - Mendoj se ndihmë morale është ajo që u dha Papa Benedikti XVI gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, duke u lutur për të dy vendet, për viktimat, për të gjithë ata që jetojnë në këtë zonë. Mendoj se kjo mbështetje morale, duke u lutur, duke e ndjerë veten pranë viktimave, pranë njerëzve që vuajnë, është më e rëndësishme, flet për solidaritet, tregon se të gjithë jemi bij të Hyjit.

 
Pyetje: - Ç’ju thonë refugjatët, kur ju takojnë?

 
Përgjigje: - Kam takuar fëmijë, gra, pleq… Pleqtë janë të kënaqur që mbetën gjallë. Në zërin e tyre ndjehet shqetësim i thellë. “Faleminderit, Atë, që je me ne, faleminderit që erdhe” – më thonë. Shqetësimi perceptohet thellë sidomos në sytë e fëmijëve: janë të bukur, si të gjithë fëmijët e botës, por e kanë humbur buzëqeshjen, Sot takova edhe kryeministrin e Republikës së Osecies së Veriut: falënderoi Kishën katolike për ndihmën, për mbështetjen morale, për propozimet konkrete të Karitasit







All the contents on this site are copyrighted ©.