2008-08-12 18:14:46

Agjensia Forum 18 denoncon mungesën e lirisë fetare në Turkmenistan


(12.08.2008 RV)Agjensia Forum 18 shpreh shqetësimin për mungesën e lirisë fetare në Turkmenistan. Megjithëse Kushtetuta ia njeh të gjithë nënshtetasve të drejtën për të zgjedhur fenë që dëshirojnë - pohon Agjensia AziaNjuz – besimtarët nuk lejohen as të mblidhen për t’u lutur, pa autorizimin përkatës nga organet shtetërore, leje që jepet me shumë vështirësi. Por edhe kur jepet, në vendet e takimit ndërhyn policia, e cila u vë besimtarëve gjoba të rënda, me motivacionin “për veprimtari fetare ilegale’. Për Kishën katolike, i vetmi vend i njohur nga shteti, është nunciatura e Selisë së Shenjtë në Ashgbat, ku mund të kremtohet mesha, pa frikën e shtetëzimeve e të gjobave. Në të njëjtën mënyrë trajtohen edhe besimtarët e feve të tjera: myslimanët, ortodoksët e protestantët e, sidomos, liderët e tyre. Mësimi i çdo lloj feje është i ndaluar edhe brenda bashkësisë; e ndaluar - edhe letërsia fetare. Ku gjindet, sekuestrohet nga policia e fshehtë. Të gjitha fetë janë vënë plotësisht nën kontrollin e shtetit.







All the contents on this site are copyrighted ©.