2008-08-11 16:31:05

Përkujtimi i Shën Kjarës së Asizit, që na fton t’ia dhurojmë jetën Krishtit.


(11.08.2008 RV)RealAudioMP3 Lindi më 16 korrik 1194 në Asizi. Ishte bijë e Favrone Offreduccios dhe Ortolanës. Emri i saj është i lidhur ngusht me atë të Shën Françeskut. Kur fama e Françeskut u përhap në gjithë qytetin, në sa një pjesë e mirë e asizianëve mendonin se i biri i Bernardonit ishte çmendur, Kjara u mahnit nga ideali françeskan i varfërisë, ndjeu një thirrje të fuqishme për ta ndjekur dhe, duke ecur në këtë rrugë, u mbyll në kuvend bashkë me shoqet e para. Themeloi kështu klariset, murgesha kundruese, që u përhapen kudo në botë.
Kjara vdiq më 11 gusht 1253. Në salikimet e saj solemne mori pjesë edhe Papa Inoçenci IV me një numër të madh shoqëruesish nga autoritetet më të larta të Kishës. Natyrisht për të marrë pjesë në një ngjarje kaq të jashtzakonshme, rrani gjithë populli i vendit e i rrethinave. Nuk ishte parë kurrë një turmë aq e madhe në Asizi. Papa propozoi që salikimet të mos kremtoheshin me oficen e të vdekurve, por me atë të virgjërave. Në këtë mënyrë do ta shpallte shenjte para se të zbriste në varr. Njëri nga kardinajt i tërhoqi vëmendjen, duke i kujtuar se një kremtim i tillë nuk përkonte me praktikën e Kishës. Dhe qe një fat i madh, sepsè gjatë procesit për shenjtërimin e saj u pyetën shumë dëshmitarë dhe u grumbulluan dëshmi, të cilat përbëjnë një pasuri për françeskanizmin e për mbarë Kishën. Por të mos ishte ndjekur praktika e shenjtërimit, këto dëshmi ndoshta nuk do të ishin njohur kurrë.







All the contents on this site are copyrighted ©.