2008-08-11 18:47:34

Papa u largua nga Bresanone për t’u rikthyer në Kastel Gandolfo.


(11.08.2008 RV)Sot pasdite Benedikti XVI u largua nga Bresanone, për t’u rikthyer në Kastel Gandolfo. Pas dy javësh pushimi në Alto Adigje, Papa do të rifillojë veprimtaritë: të mërkurën e ardhshme do të mbajë audiencën e përgjithshme në oborrin e Pallatit Apostolik të qytezës laciale.
Të premten, më 15 gusht, në solemnitetin e të Ngjiturit të Zojës në Qiell, do të kremtojë Meshën në orën 8. 00 në Kishën famullitare të Shën Tomës nga Vilanova, pasuar nga lutja e Engjëllit të Tënzot e mesditës.







All the contents on this site are copyrighted ©.