2008-08-09 14:50:13

Papa: thirrje e fuqishme për Osetinë jugore e reflektimi mbi dallimin mes gëzimit të vërtëtë e joshjeve të rreme.


(09.08.2008 RV)RealAudioMP3 Papa ndjek me shqetësim të madh lajmet dramatike mbi krizën ndërmjet Rusisë e Gjeorgjisë. Të dëgjojmë drejtorin e Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardin, me telefon nga Bresanone:

Përgjigje: - Për fat të keq jemi tronditur të gjithë nga këto ngjarje. Janë gjithnjë ngjarje lufte, dhune, vdekjeje, edhe pse nuk e dimë saktësisht sa është numri i njerëzve të rënë, që na shqetëson e na hidhëron tepër. Fatkeqësisht Kaukazi është një nga zonat e botës, në të cilat ka shumë tensione, që dalin në dritë ndoshta pas vitesh të një qetësie relative.
Ky është çast shumë shqetësues. Shpresojmë se arsyeja e mirë, vullneti për paqe e marrëveshje do të fitojnë mbi përdorimin e armëve, që nuk janë kurrë udha më e mirë për sigurimin e paqes.

 
Pyetje: - Ndoshta Papa do ta kujtojë këtë ngjarje në lutjen e nesërme të Engjëllit të Tënzot… ?

 
Përgjigje: - Normalisht me rastin e Engjëllit të Tënzot Papa kujton ngjarjet kryesore, edhe ato të botës. E mund të themi se është një hamendje e drejtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.