2008-08-09 14:56:35

Kardinali Martino “të luftohet kundër bandave të lëmoshës, pa dëmtuar të drejtën e njeriut, që ka nevojë për ndihmë”.


(09.08.2008 RV)“Të luftohen bandat që shfrytëzojë lëmoshën, pa dëmtuar njerëzit që kanë vërtetë nevojë për ndihmë”. Kështu shprehet kardinali Renato Rafaele Martino në një intervistë, dhënë gazetës italiane ‘Corriere della Sera’, duke iu përgjigjur urdhërave të kryetarëve të bashkive në disa qytete italiane, kundër njerëzve që lypin lëmoshë. Kryetari i Këshillit Papnor për emigrantët dhe endacakët beson se një masë e tillë shërben vetëm për ta fshehur e jo për ta çrrënjosur varfërinë. Deri më sot nuk është gjetur akoma rruga për ta përballuar mjerimin e ka shumë mundësi të mos gjindet shpejt, përderisa Zoti ynë pati thënë: “Të varfërit do t’i keni gjithnjë mes jush”. Lëmoshtarët do të zhdukeshin vetiu, në se autoritetet do ta ndihmonin popullsinë t’i përballonte nevojat jetike përmes një sërë masash paraprake, ndërmjet të cilave ndihma shoqërore nuk është kryesorja – theksoi kardinali Martino.







All the contents on this site are copyrighted ©.