2008-08-08 17:52:57

Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë botoi tekstin e plotë të dialogut të Papës me klerin, në katedralen e Bresanones.


(08.08.2008 RV)RealAudioMP3 Ditët e fundit të Benediktit XVI në Bresanone: nesër pasdite Papa do të marrë titullin ‘Qytetar nderi’ i qytezës altoatezine. Të dielën, në orën 12. 00, do të kremtojë lutjen e Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Katedrales. Të dielën në mbrëmje do të rikthehet në Kastel Gandolfo.
E reja e sotme nga veprimtaria e Papës, që nuk u ndërpre as gjatë këtyre pushimeve të pjesëshme, është botimi i tekstit të plotë të dialogut të gjatë ndërmjet Benediktit XVI e klerit të Bresanones, që u zhvillua të mërkurën e kaluar në Katedrale.








All the contents on this site are copyrighted ©.