2008-08-06 17:29:04

Sot, Mesha e salikimeve solemne për shkrimtarin e madh rus, Sollzhienicin.


(06.08.2008 RV)U kremtua sot në Moskë, Mesha e salikimeve të shkrimtarit të madh rus, Sollzhenicin, që vdiq dy ditë më parë, në moshën 89 vjeçare. Trupi i shkrimtarit të ndjerë u mbart nga Akademia e Shkencave të Moskës, ku qe vendosur për homazhe, në manastirin e Donskoit, një nga vendet më të shenjta të Kishës ortodokse ruse. E kryeministri Putin si dhe shumë ish–të internuar në kampet sovjetike të përqendrimit, qenë të parët që nderuan, me një heshtje tepër shprehëse, trupin e atij që vijon t’i kujtojë botës jetët e tyre të kalbura nën diktaturë, vijon t’i kujtojë atë që nuk duhet harruar kurrë, në se nuk dëshirojmë të përsëritet, duke shpëtuar nga përmbytja prej harresës “Arkipelagun Gulag”.







All the contents on this site are copyrighted ©.