2008-08-04 14:20:04

Papa vijon pushimin në Bresanone, nga ku sot kremtoi Engjëllin e Tënzot.


(03.08.2008 RV)RealAudioMP3 Vijojnë me lutje, studim e prehje pushimet e Benediktit XVI në Bresanone, ku sot Ati i Shenjtë kremtoi lutjen e Engjëllit të Tënzot të së dielës. Kremtimi u mbajt në sheshin para Katedrales, në prani të nëntë mijë besimtarëve. Ishte takimi i parë publik me Benediktin XVI.
Më 6 gusht parashikohet takimi i Papës me të gjithë meshtarët e dioqezës, në katedralen e Bresanones. Si në të kaluarën, do të jetë një takim privat, me pyetje-përgjigje ndërmjet Benediktit XVI e meshtarëve. Më 9 gusht, pastaj, duhet të organizohet ceremonia për t’i dhënë Benediktit XVI titullin ‘Qytetar nderi’, ndërsa më 10 gushtin e ardhshëm besimtarët do të mblidhen përsëri për Lutjen e dytë të Engjëllit të Tënzot, kremtuar në Bresanone.
Përveç këtyre takimeve, gjithë programi i pushimeve papnore ka karakter privat.
Ndërkaq Benedikti XVI i fton besimtarët të luten që mbarë populli i Zotit t’i përgjigjet thirrjes së përbashkët për të ecur në rrugën e shenjtërisë e të misionit, duke u impenjuar vazhdimisht për formimin shpirtëror e kulturor. Këto fjalë të Papës i gjejmë në ndjetin misionar të apostullimit të uratës për muajin gusht.








All the contents on this site are copyrighted ©.