2008-07-31 18:09:26

Papa e lejon të dalë nga gjendja klerikale presidentin e Paraguajt, Fernando Lugo, ish – ipeshkëv nderi i San Pedros.


(31.07.2008 RV)Nunciatura apostolike e Paraguajt njoftoi dje se Benedikti XVI e lejoi të dalë nga gjendja klerikale Fernando Armido Lugo Méndez, ish-ipeshkëv nderi i San Pedros, që u zgjodh president i Republikës gjatë votimeve të 20 prillit të kaluar e që do ta fillojë detyrën më 15 gusht. “Gjendja e tij klerikale dhe detyrat e shërbimit ipeshkvnor – lexohet në dekretin e nënshkruar nga kardinali Giovani Batista Re, prefekt i Kongregatës për Ipeshkvijtë – nuk përkon me detyrën e Presidentit të Republikës. Papa – lexohet më pas në dekretin, që u bë i njohur nga nunziatura në Asuncion - e nxit zotin Fernando Lugo t’i qëndrojë besnik fesë katolike e të jetojë në përkim me Ungjillin.







All the contents on this site are copyrighted ©.